U dërguan tek Trauma pasi 43-vjeçari tentoi t’i vriste me armë zjarri pas sherrit në lokal, ja si është gjendja e dy të rinjve! E shkuara kriminale e autorit dhe vëllait të tij

Shqierietnike
Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç, të cilët u qëlluan me armë zjarri në një lokal në Sarandë, raportohet se janë në gjendje të rëndë. Dy të rinjtë nga Tirana u dërguan tek spitali i Traumës, ditën e djeshme (17 Korrik) pasi u plagosën rëndë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shpallur në kërkim Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, vëllain e tij, Erjon Canaj, si edhe dy persona të tjerë, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj nën akuzën e përkrahjes së autorit. U shpallën në kërkim katër shtetas: Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Erjon Canaj, 36 vjeç, Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”– informuan blutë. Duke shtuar: “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.”