Falja e gjobave para zgjedhjeve, SPAK i kthen përgjigje PD: Merret ky vendim…
July 18, 2025
SPAK nuk gjen asnjë shkelje dhe ka vendosur mosfillm hetimesh për faljen e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve.
Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja disa ditë më parë dorëzoi në SPAK një kallëzim penal lidhur me vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve për të cilën tha se ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat.
I kontaktuar nga Top Channel pas vendimit të SPAK, kandidati demokrat Aulon Kalaja tha “sapo dorëzova kundërshtimet e mia në gjykatën e Posaçme, sepse nuk jam dakord që SPAK e mosfilloi hetimin”.
Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.