Sulmin në kishën katolike në Gaza, reagon Netanjahu: Shprehim keqardhje të thellë

Shqierietnike
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi se Izraeli shpreh keqardhje të thellë për sulmin e mëngjesit të sotëm në një kishë katolike në Gaza, ku tre persona humbën jetën. Ngjarjen e cilësoi si një “tragjedi”, në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e tij. “Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një goditje e pasaktë preku Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza. Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ndajmë dhimbjen e familjeve dhe të besimtarëve,” thuhej në deklaratë.