Përplasje fizike mes dy banorëve në Big Brother VIP 5? (Video)

Edhe pse ky sezon nisi me nota më të qeta, duket se paqja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë fund. Rrjeti është “pushtuar” nga pamjet virale ku dy banorët, Eriku dhe Angelo, shihen të përfshirë në një konfrontim fizik
.

Në video, ata shfaqen duke u shtyrë me forcë me njëri-tjetrin, një skenë që ka alarmuar menjëherë pjesën tjetër të shtëpisë. Ndërhyrja e banorëve ka qenë e menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e dëshpëruara të një prej vajzave:
“Erik, jo, të lutem!”

Tensioni dukej tejet real, por ngjarja ka marrë një kthesë të papritur. Vetëm pak minuta pas kësaj skene kaotike, Erik dhe Angelo kanë qetësuar (ose konfuzuar) banorët duke deklaruar se e gjitha ishte thjesht një lojë e stisur prej tyre.

Mbetet e paqartë nëse ky ishte një aktrim i planifikuar për vëmendje apo një situatë reale që u mbulua me “shaka” pas reagimit të ashpër të shtëpisë.