Luftanija amerikane "USS Pearl Harbor" do të ketë komandant tiranasin Alban Dervishi
Alban Dervishi, komandanti shqiptaro-amerikan, do të komandojë luftanijen e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USS Pearl Harbor” në qershor të këtij viti.Kështu ka njoftuar Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, e cila ka publikuar edhe një video-mesazh të Dërvishit.Ambasada amerikane ka ndarë historinë e Dervishit, i cili ka lindur dhe është rritur në Tiranë, me origjinë nga një familje ushtarake.Ai bashkë me prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.Dervishi thotë se ndihet krenar që do ta komandojë luftanijen amerikane këtë vit.

Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment, dhe është një nder, sepse gjatë gjithë karrierës tonë ne dedikojmë shumë kohë për ta arritur këtë majë dhe më jepet një shans fantastik dhe me zor pres të kryej detyrën. Ndaç babanë, ndaç gjyshin, i kam pasur ushtarakë, kështu që ushtria më tërhoqi pak edhe duke menduar që Amerika, pikërisht ajo Amerikë me ushtrinë më të madhe në botë. M’u dha kjo mundësi dhe thash pse jo t’i hyj ushtrisë amerikane” – ka thënë Dervishi.