EKSKLUZIVE/ Zbardhet letra sekrete "BOMBË": Enver Hoxha flet hapur për seksin dhe "kurvërinë" në Parti!

SKANDALOZE/ "Shokët mendojnë vetëm aktin seksual..." – Zbulohet letra intime ku Enver Hoxha flet pa doreza për seksin, dashurinë dhe Ramiz Alinë!
Një dokument i rrallë dhe mjaft i veçantë ka dalë në dritë, duke na treguar një anë krejt të panjohur të diktatorit Enver Hoxha. Harrojini fjalimet për luftën e klasave, kësaj radhe "Komandanti" ka kapur penën për të folur për diçka krejt tjetër: Seksine dhe epshet e anëtarëve të Partisë!
Në një letër që duhej të mbetej sekrete, Hoxha shfaqet i shqetësuar se komunistët e tij po e keqkuptonin "dashurinë e lirë" dhe po përfundonin në atë që ai e quan troç: Kurvëri!
"Të mos shkojmë në kurvëri, por..."



Në dokumentin që po bën xhiron e rrjetit, Enveri u tërheq veshin anëtarëve të partisë. Ai kërkon që çështja e seksit të "shtrohet me guxim", por paralajmëron rrezikun e madh.
"Do të kemi humbje në rast se e keqkuptojmë dashurinë e lirë e shkojmë në kurvëri. Duhet gjetur rruga e mesme," – shkruan ai, duke dhënë direktiva se si duhet të sillen çiftet.
Gabimi fatal në shtrat: "Mendojnë vetëm aktin..."
Ajo që bie në sy është analiza psikologjike (dhe seksuale) që Enver Hoxha u bën vartësve të tij. Ai kritikon ashpër ata që nxitohen për në shtrat pa e njohur partnerin.
Ja pasazhi që do t'ju lërë pa fjalë:


"Shokët tanë kur bashkohen procedojnë më parë nga përmbushja e aktit seksual pa marrë parasysh asgjë tjetër... Por aherë deziluzionet janë shumë të mëdha!"
Sipas tij, nëse udhëhiqesh vetëm nga "epshet seksuale", bashkimi nuk mund të jetë i plotë.
Përmendet Ramiz Alia dhe "suprimimi" i seksionit
Por letra nuk mbyllet me kaq. Enveri nuk kursen as emrat konkretë. Në këtë analizë të zjarrtë mbi moralin dhe dështimet, ai veçon vetëm dy emra që "shpëtojnë" nga kritika: Ramiz Alinë dhe shkrimtarin disident Myzafer Trebeshinën (deri diku).
Të tjerët? Për Enverin ishin thjesht neglizhentë që nuk e kishin kuptuar detyrën, duke bërë që i gjithë seksioni politik të shkrihej!
A ishte ky fillimi i një revolucioni seksual të dështuar në Bllok? Lexoni më poshtë fragmentin e plotë të letrës që tronditi Byronë...