Nga dorëheqja e kryeministrit te zgjedhjet, Grupit Koordinues i “rrjedhin” mesazhet! Rama publikon planet për

Nga dorëheqja e kryeministrit te zgjedhjet, Grupit Koordinues i “rrjedhin” mesazhet! Rama publikon planet për protestën: Shihni nivelin e udhëheqësve imagjinarë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje në rrjetet sociale biseda private të Grupit Koordinues të protestës dhe planet e tyre në lidhje me tubimet që kanë nisur prej 31 ditësh. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar mesazhe që sipas tij, i kanë mbërritur nga një anëtar në “arrati” i këtij grupi, ku bëhen plane edhe për organizimin e protestës. Në mesazhin e tij, protestuesi i shkruan kryeministrit që të mos e çojë ndër mend të tërhiqet, pasi, sipas tij, ai është e keqja më e vogël.


Në mesazhet e bëra forward nga bisedat e Grupit Koordinues të Protestës diskutohet për dorëheqjen e Ramës, zgjedhjet, njoftimin e ambasadave të huaja, ndryshimin e Kushtetutës dhe regjistrimin e ri të popullsisë. “ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë së mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet ëhatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re”.

Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë një njeri që s’të do po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëprë grupe ëhatsapi se ti o Ramses je e keqa më e vogël! Shih ca deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot”. Mesazh forward nga i njëjti numër:

“1. Mendoj se fokusi te doreheqja e panegociueshme. Nuk duhet te humbim kohe duke kerkuar ndryshime ligjesh specifike. Rama eshte mjeshter i propagandes. Po kerkuam ligje, do t’i shfuqizoje taktikisht, do thote “jua plotësova kerkesat” dhe do te mbaje karrigen. Doreheqj

2.Ne ndryshim nga avokati duke mos krijuar qeveri teknike, kalimi direkt ne zgjedhje te parakohshme eshte kurth. Nuk ka kohe fizike per krijimin dhe regjistrimin e partive te reja nga radhet e protestes. Qeveria teknike ngrin sistemin, garanton paanshmeri dhe u jep kohe(9-12muaj) forcave te reja te organizohen si te barabarta.

Presidenti dhe trupa diplomatike (Ambasadat SHBA/BE) duhet te vihen ne dijeni menjehere permes nje dokumenti te protokolluar zyrtarisht. Nderkombetaret mbeshtesin procedurat ligjore; kur shohin dokument zyrtar, na njohin si levizje shtetformuese dhe jo si revolte rruge.

4.Hapja e Frontit Ligjor (KQZ & Kushtetuese). Duhet te pergatitet qe tani kerkesa per ndryshimin e Kushtetutes dhe Ligjit per Referendumet. Nuk kemi kohe per te humbur. Duke depozituar kerkesen ne KQZ, hapim nje proces zyrtar me afate ligjore dhe krijojme nje presion te dyfishte: popullin ne rruge dhe popullin me letra ne dore duke firmosur neper tenda.

5.Censusi per regjistrimin e popullsise eshte baza per pregatitjen e zgjedhjeve te reja”, shkroi dje Rama.