Balluku “sfidon” hapur SPAK-un, bën veprimin e papritur

Tashmë, ARRSH-ja është kujtuar që të hapë një tender, me qëllim mbylljen e gojëve dhe akuzave nga të gjithë për orët e trafikut në atë zonë. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, Kozeli ka hapur tenderin “ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin VIII, faza I” me një vlerë plot 3,340,000,000 lekë, ose mbi 35 milionë euro.

I njëjti Autoritet ka hapur edhe tenderin “ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin VIII, faza II” me një vlerë prej 2.5 miliardë lekë, ose mbi 25 milionë euro. Në total, ARRSH ka akorduar më shumë se 60 milionë euro për Unazën e sumë pritur të Elbasanit.


Faksimile: Njoftimi i tenderit të hapur nga ARRSH për nyjen nga Kashari në Vaqarr, faza e tretë
Rruga nga Kashari në Vaqarr – 16 milionë të tjera!

Në të njëjtën kohë,
Ami Kozeli ka urdhëruar vartësit e ARRSH-së që vetëm numërojnë drejtorët, shumica e të cilëve në burg e me masë sigurie, që të bënin gati tenderin e radhës për aksin Kashar – Nyja Vaqarr, faza e tretë. Shuma e akorduar për këtë segment është 1,591,670,000 lekë.

Për të njëjtin segment, faza e parë dhe e dytë, ish-drejtori Gentian Gjyli hapi dy tendera, me vlerë 60 milionë euro. Shpejtësia e hapjes lë vend për dyshime se edhe këto procedura iu janë premtuar firmave apo oligarkëve që janë pranë qeverisë apo edhe vetë Ballukut./Voxnews