E bujshme! GJKKO shpall fajtor deputetin demokrat

Gjykata e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka shpallur kĂ«tĂ« tĂ« premte fajtor deputetin demokrat Bardh Spahia pĂ«r veprĂ«n penale “pengim i ekzekutimit tĂ« vendimit tĂ« gjykatĂ«s”.

Sipas vendimit, Spahia është dënuar me 100 mijë lekë gjobë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar një dënim më të lartë, prej 700 mijë lekësh gjobë.

Çështja ndaj Spahisë nisi pas një kallëzimi të bërë nga ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. Ky i fundit pretendoi se ishte larguar nga detyra në mënyrë të padrejtë dhe, pavarësisht një vendimi gjykate për rikthimin në punë, nuk ishte riemëruar.

Sipas hetimeve, Bardh Spahia, në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës, nuk ka zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për rikthimin e Mollës në detyrë.