LAJM BOMBASTIK! Shqipëria mëson kundërshtarët e Botërorit…
Në një zhvillim që ka ndezur emocionet e tifozëve kuqezi, Shqipëria ka mësuar zyrtarisht kundërshtarët e saj në fazën e grupeve të Kupës së Botës, në rast kualifikimi. Shorti i hedhur sot ka zbuluar një grup të fortë dhe sfidues, ku ndeshja e parë pritet të jetë një përballje që trondit globin.
Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës 2026, gjithnjë nëse arrin të kualifikohet nga faza play off.
Kuqezinjtë e Silvinjos do t’i zhvillojnë dy ndeshje në play-off në muajin mars, teksa rast që arrijnë fitore atëherë do të presin biletën për në Kupën e Botës.
Në shortin e tërhequr në Uashington, Shqipëria ka mësuar se do të jetë në grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Nëse finalizon me sukses ëndrrën e madhe të grupeve të Botërorit, ndeshjen e parë Shqipëria e luan ndaj Tunizisë.
Kuqezinjtë kanë luajtur katër herë me Holandën dhe i kanë humbur të gjitha takimet: dy herë në kualifikimet e Botërorit 1966, me rezultatin 2:0 në të dyja ndeshjet e vitit 1964, dhe dy herë në kualifikimet e Euro 2008, ku Shqipëria u mund 2:1 në transfertë dhe 1:0 në shtëpi. Goli i vetëm i shënuar ndaj “Tulipanëve” mban firmën e Debatik Currit.
Shqipëria duhet të kalojë fillimisht Poloninë në Varshavë më 26 mars dhe më pas të luajë finalen e plejofit më 31 mars, sërish në transfertë, kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë–Suedi. Fituesi i këtij rrugëtimi të vështirë do të jetë pjesë e Grupit F në verën e vitit të ardhshëm.
Kupa e Botës nis më 11 qershor.