Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për grabitje të parave të shqiptarëve dhe pasuri të pajustifikueshme.

Në deklaratat e tij, Berisha u shpreh se pasuria e Ballukut, sipas tij, është ndërtuar përmes korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike.
“Cili shqiptar mund ta mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë? Cili? Po jahtet?! Dy jahtet. Po vilat, po llogaritë bankare me dhjetëra, në mos qindra milionë”, deklaroi Berisha.

Ai përdori një gjuhë të ashpër ndaj zv/kryeministres, duke shtuar:
“Këta duhet t’i falen Zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse këta meritonin çdo dënim kapital”.

Deklaratat e Berishës vijnë në një klimë të tensionuar politike, në një kohë kur zhvillimet lidhur me hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë po dominojnë debatin publik.