E bujshme/ Në zyrën e Belinda Ballukut mbërrijnë dy ekspertët e huaj, zv/kryeministrja…

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë me dije se në zyrën e saj kanë mbërritur dy ekspertë të huaj.

Belinda Balluku ka bërë me dije se ka mirëpritur Patrick Noren dhe Brianna Johann nga revista prestigjoze “Marina World”, me të cilët ndau vizionin dhe planet e qeverisë për zhvillimin e industrisë detare.

“Përmes krijimit të një rrjeti marinash të ndërlidhura, po hapim një kapitull të ri që do ta pozicionojë Shqipërinë si një destinacion të ri dhe frymëzues në hartën e turizmit detar.”-shkruan Belinda Balluku.