Alfred Cako trondit vendin: “Ja kush fshihet pas vrasjes së Sokol Olldashit”

​Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka bërë një deklaratë tronditëse në rrjetet sociale, duke pretenduar se vrasja e ish-politikanit Sokol Olldashi është pjesë e një skeme të errët dhe të organizuar, e cila vijon edhe sot përmes një marrëveshjeje mes familjeve Berisha dhe Rama për të çimentuar pushtetin.

​Përmes një shënimi të gjatë, Cako paraqet një plan sekret të sundimit, ku Edi Rama, pas përfundimit të mandatit të katërt si Kryeministër, synon të bëhet President i Republikës për 10 deri në 14 vite, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës.

Pikat kryesore të pretendimeve të Cakos:

  • ​Vrasja e Olldashit: Cako pretendon se Olldashi u vra për të hequr një rival të madh politik. Ai shkruan: “Po kështu këta vranë të gjithë së bashku edhe S.Olldashin. Dyshja e ndërkombëtarëve Berisha-Rama nuk duan rivalitet në skemat e tyre të sundimit…”
  • ​Arsyeja e goditjes së Veliajt: Sipas Cakos, goditja ndaj Erion Veliajt u bë për të “liruar vendin dhe për t’ia dhënë Tiranën familjes Berisha”, në këmbim të mbështetjes së opozitës për ndryshimet kushtetuese që i duhen Ramës për t’u bërë President. Ai e cilëson këtë një bashkëpunim mes dy familjeve politike që po punojnë në bashkëpunim me Klubin Bilderberger dhe Fondacionin Soros”.
  • ​Kodi i ri Penal si armë: Cako paralajmëron se Kodi i ri Penal dhe marrëveshjet me OBSH-në do të përdoren për të vrarë fuqinë e fjalës së lirë” dhe për t’i dhënë vendit sovranitetin “Organizatave mafioze të Shëndetësisë Botërore, OBSH, në raste pandemish.”

​Në mbyllje, Alfred Cako njoftoi kandidaturën e tij për President të Republikës, duke i bërë thirrje popullit për zgjim kombëtar.

Motoja e tij ishte: Fitore! Por dhe nëse nuk fitojmë, më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund!”

Këto pretendime të Cakos janë bërë virale në rrjetet sociale, duke tronditur opinionin publik.