Sërish tërmet i fortë në juglindjen e Shqipërisë, banorët e Korçës dhe Bilishtit në a nkth (MAGNITUDA

Juglindja e vendit nuk po gjen qetësi mbrëmjen e kësaj të mërkure. Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:10.

Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 87 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe rreth 8 kilometra në lindje të Korçës, dhe 5 kilometra në verilindje të qytetit të Bilishtit.

Ndërkohë që thellësia e lëkundjes ka qenë 10 kilometra duke bërë që të ndjehet në zonat përreth.

Tërmeti është ndjerë lehtë nga banorët, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarët këshillohen të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.