Trump publikon të dhënat: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale
Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth një listë me të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, të ndara sipas vendeve të origjinës.

Sipas tabelave të publikuara me titullin “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, rezulton se 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA përfitojnë të paktën një formë ndihme sociale nga shteti amerikan. Ndërkohë, Kosova shfaqet me një përqindje edhe më të lartë, 46%, duke u renditur mbi Shqipërinë në këtë listë.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria pozicionohet mbi pragun 40%, pranë vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami, të cilat kanë nivele të ngjashme përfitimi nga asistenca sociale. Në rastin e Kosovës, përqindja e përfituesve e vendos atë në mesin e vendeve me nivel mesatar të familjeve emigrante që marrin ndihmë.
Sipas shpjegimeve të ekspertëve, këto shifra nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht papunësi apo varësi totale nga shteti. Në SHBA, edhe familjet që janë të punësuara mund të përfitojnë asistencë nëse kanë paga të ulëta, kosto të larta jetese, shpenzime shëndetësore, shumë fëmijë ose janë emigrantë të sapoardhur.
Ndihmat përfshijnë programe të ndryshme si kupona ushqimi (SNAP), asistencë për strehim, përfitime tatimore për fëmijët dhe mbështetje të tjera sociale.
Publikimi i këtyre të dhënave vjen në vijimësi të qëndrimeve kritike të Donald Trump ndaj emigracionit dhe sistemit të ndihmës sociale, tema që kanë qenë shpesh në qendër të debatit politik amerikan. Shifrat kanë nxitur diskutime edhe në opinionin publik shqiptar dhe kosovar mbi integrimin ekonomik të diasporës në SHBA.