SHBA pezulloi vizat, zbulohet data kur do të nisë refuzimi

Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave nga 75 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas mediave të huaja, ky ndalim do të nisë më 21 janar, dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të përpunimit të vizave.

Sipas raportimeve, masa është marrë me arsyetimin se emigrantët nga këto vende “marrin ndihma sociale nga populli amerikan me norma të papranueshme”.

Ndërkohë, ndalimi do të mbetet në fuqi deri në momentin që Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë se emigrantët e rinj nuk do të përfitojnë pasuri nga buxheti amerikan.

“Departamenti i Shtetit do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, emigrantët e të cilave marrin ndihma sociale nga populli amerikan me norma të papranueshme. Ndalimi do të vazhdojë deri sa SHBA të sigurojë që immigrantët e rinj nuk do të përfitojnë pasuri nga populli amerikan,” raportojnë mediat e huaja.