Kur do shpërndahen dëmshpërblimet për familjet e përmbytura? Qeveria jep detaje…

Fermerët e dëmtuar nga përmbytjet do dëmshpërblen nga paketa financiare e qeverisë shqiptare.

Nga Pogradeci, Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha se pas përfundimit të procesit të evidentimit të dëmeve nga grupet e punës në terren, do hartohet bilanci përfundimtar që do i përcillet qeverisë.

Ministri theksoi se dëmshpërblimi do të përfshijë të gjithë fermerët e prekur, ndërsa paralelisht po zhvillohen dëgjesa publike për skemat kombëtare të mbështetjes.

Dëgjesa publike e radhës do të zhvillohet në Korçë, një prej zonave me dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore.

Salla theksoi se dëmshpërblimi do të përfshijë të gjithë fermerët e prekur nga përmbytjet, pa përjashtim, ndërsa paralelisht Ministria e Bujqësisë po zhvillon dëgjesa publike për skemat kombëtare të mbështetjes për sektorin bujqësor.

Sipas ministrit, dëgjesa e radhës do të mbahet në Korçë, një nga qarqet më të goditura nga përmbytjet, ku janë shënuar dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore dhe ekonomi familjare.

Autoritetet garantojnë se procesi do të jetë transparent dhe se pagesat do të kryhen menjëherë pas miratimit të fondit përkatës nga qeveria.