E bujshme/ Klodian Braho firmos ndryshimet në SPAK, ja “roli” merr Altin Dumani
Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho këtë të hënë ka firmosur strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme.
Raportohet se ish-kreu i SPAK Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Bëhet me dije se prokurorja Dorina Bejko ka marrë drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara ka marrë drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.
Kujtojmë që departamenti për marrëdhëniet me jashtë, drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.
Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.