Cpo ndodh keshtu? E rende cpo thithim
Ballkani PerĂ«ndimor rezulton rajoni mĂ« i ndotur nĂ« EvropĂ« gjatĂ« dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon alarm te madh per nivele tĂ« ndotjes nga grimcat. EkspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« pasoja serioze pĂ«r shĂ«ndetin dhe kĂ«rkojnĂ« masa urgjente.
Kur flitet për qytetet më të ndotura në botë, zakonisht përmenden Delhi apo Pekini. Por të dhënat e fundit tregojnë se ndotja ekstreme është shumë më afër Evropës, në Ballkanin Perëndimor.

Sipas një studimi të publikuar nga gazeta britanike The Guardian, ndotja nga grimcat në Ballkan është më e larta në Evropë dhe, në disa ditë dimri, tejkalon edhe nivelet e regjistruara në Pekin.
Ekspertët thonë se dioksidi i squfurit dhe ndotës të tjerë në rajon janë deri në 30 herë më të lartë se mesatarja e Evropës Perëndimore.
Hulumtimi u krye nga Instituti Paul Scherrer në Zvicër, i cili monitoroi ndotjen në Sarajevë duke përdorur sensorë të avancuar të vendosur në një automjet lëvizës.
Matjet treguan se kufijtë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u tejkaluan për 66% të kohës, shpesh me nivele tetë herë më të larta se norma e lejuar.
Zonat më të ndotura rezultuan lagjet e banimit, ku ndotja shkaktohet kryesisht nga ngrohja e shtëpive me dru, qymyr dhe mbetje, si dhe nga automjetet e vjetra. Një makinë mesatare në Sarajevë është 19 vjeç, gati dyfish më e vjetër se në vendet e Evropës Perëndimore.
Lexo gjithashtu: Mos u gĂ«zoni nga orĂ«t me diell, behuni gati, c’ndodh me temperaturat pasditen e sotme
Ekspertët vlerësojnë se rreth 3,300 persona humbin jetën çdo vit në Bosnje dhe Hercegovinë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Ata rekomandojnë izolimin e shtëpive, zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin drastik të përdorimit të sobave, me synimin për të ulur ndotjen deri në 90% brenda vitit 2033.
Studimi paralajmëron se pa masa të menjëhershme, ndotja e ajrit do të mbetet një nga kërcënimet më serioze për shëndetin publik në Ballkanin Perëndimor.