Studentja nga Dibra që shkëlqen në Universitetin e Bristolit në Angli, inovatore në luftën kundër kancerit

Donika Klenja është studentja më e mirë nga Dibra që po shkëlqen në Universitetin e Bristolit, në Angli.

Studentja shqiptare ka krenuar Shqipërinë me zbulimet që ka bërë në luftën kundër kancerit. E ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora, Donika thotë se po specializohet në fushën molekulare dhe qelizore në mjekësi dhe se aspiron të sjellë zbulime të reja në fushën e kancerit.

"Kam filluar studimet në mjekësinë qelizore dhe molekulare, që do të thotë se fokusohem në bazën qelizore dhe molekulare të sëmundjeve, siç është kanceri. Gjatë këtyre 3 viteve studime pata mundësi të eksploroj preferencat e mia në këtë fushë. Ishte pikërisht fusha e kancerit që e gjeta veten më shumë. Ajo çfarë aspiroj është të vazhdoj në fushën e kancerit dhe të sjell zbulime të reja. Të jem një femër e pavarur në shkencë", u shpreh Donika.



"Sa do një person të jetë i përkushtuar në studimet, duhet ta balancoj jetën e studimeve me jetën shoqërore dhe personale. Çdo profesion kërkon nga individi të jetë social dhe i aftë në komunikim", tha Donika.

Si lindi pasioni për studimet?

Donika Klenja: Janë vite të tëra edukimi, ku pasioni im për të studiuar jashtë u forcua më shumë.

Nisi nga ëndrra e një vogëlusheje që vinte nga një qytetet shumë i vogël nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut.

Fillimet e mia të studimeve ishin në Dibër ku mbarova shkollën 8-vjeçare, më pas aty fitova bursë për të studiuar në shkollën e mesme në Strugë. Familjarët e mi, sigurisht që janë krenarë dhe më motivojnë të vazhdojë për më tepër.