LAJM I MIRË për mbi 13 mijë familje pronarësh, miratohet kompensimi, paratë kalojnë në llogari bankare

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Promave. Lajmin e mirë e jep Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi
Ai shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme. Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30% që ju takonte subjekteve për t’u shlyer plotësisht si pronarë.

Ministri i Drejtësisë thekson mes të tjerash se i ka kërkuar ATP-së “të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta”.

Një tjetër lajm i mirë për të ndarë me ju sot, veçanërisht për shumë e shumë familje që përfitojnë sipas ligjit kompensimin financiar nga shteti për pronat e tyre. Ndonëse shpesh u referohemi si ish-pronarë, në fakt nga sot shteti shqiptar shlyen plotësisht dhe vë në vend përfundimisht të drejtën që u takon.

Sapo miratuam listën me plot 3527 subjekte të cilët kompensohen përfundimisht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, për pjesën e mbetur prej 30%.