Kardiologu i njohur Edvin Prifti është marrë zyrtarisht si i pandehur nga SPAK, nën dyshimet se është paguar për 7 ndërhyrje kardiake.
Kardiologu i njohur Edvin Prifti është marrë zyrtarisht si i pandehur nga SPAK, nën dyshimet se është paguar për 7 ndërhyrje kardiake. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim parash”.

Menjëherë pas këtij zhvillimi, Prifti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet kritik ndaj procesit hetimor dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ta çuar çështjen në gjykim.
“Sot jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi pesë vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh. Seanca paraprake, e cila u prit për dy vjet, zgjati vetëm pesë minuta dhe vendosi dërgimin tim në gjykim,” shkruan Prifti.
Ai bën të ditur se i është sugjeruar gjykimi i shkurtuar, por se e ka refuzuar kategorikisht këtë mundësi, duke theksuar se është i gatshëm të përballet me çdo fakt dhe argument në një proces të rregullt gjyqësor.
“Në këto kushte, ftoj të gjithë pacientët e mi që, kushdo që e ndjen të nevojshme, të vijë në gjykatë dhe të dëshmojë se kush jam unë,” shton ai.
Pavarësisht zhvillimeve në gjykatë, Prifti thekson se ka vijuar normalisht punën e tij si mjek në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Sipas tij, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, është rikthyer në sallën e operacionit, ku ka realizuar me sukses një ndërhyrje tjetër kardiake.
Ai ka ndarë gjithashtu detaje nga një operacion kompleks i kryer gjatë natës, së bashku me një ekip mjekësh, ndaj një pacienti 38-vjeçar, i cili kishte pësuar komplikacione të rënda pas një ndërhyrjeje të mëparshme në zemër. Pas një operacioni që zgjati mbi tetë orë, Prifti bën të ditur se pacienti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pavarësisht gjykatave dhe prokurorëve, ishte një ditë e suksesshme. Edhe pse ata kanë në dorë fatin e një njeriu, askush nuk mund të më ndajë nga lumturia që ndjej kur shpëtojmë edhe një jetë më shumë,” përfundon reagimin e tij kardiologu.