Edi Rama merr vendimin e fortë. TAKSË E RËNDË që do prekë gjithë shqiptarët nga …

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin. Ndërsa periudha nga 2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri.

Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm. Në kuadër të këtij procesi Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr.171, datë 28.3.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”.

Vendim përcakton ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, duke theksuar rolin e saj në mbështetje të bashkive për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Drejtoria ka përgjegjësi për menaxhimin e regjistrit qendror të pasurive (Kadastra fiskale), përditësimin e të dhënave, asistencën teknike ndaj bashkive dhe zbatimin e legjislacionit për taksën mbi ndërtesat.

Ajo gjithashtu monitoron saktësinë e të dhënave, verifikon përputhshmërinë e vendimeve të këshillave bashkiakë me ligjin, asiston në shërbimin ndaj taksapaguesve dhe organizon fushata informuese. Drejtoria bashkëpunon me institucionet shtetërore si AKSHI, përgatit manuale dhe trajnon stafet e bashkive, dhe informon periodikisht ministrin e Financave mbi ecurinë e procesit dhe të ardhurat e mbledhura.

Ndër të tjera vendimi gjithashtu parashikon që Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë të asistojë bashkitë në regjistrimin e pagesave të taksës mbi pasurinë e paluajtshme në pikat e autorizuara, si dhe përmes portalit “e-Albania”. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të japë udhëzime për llogaritjen e taksës dhe për procesin e dërgimit të njoftimeve të vlerësimit të taksapaguesve, duke siguruar që pagesat të kryhen korrekt dhe në kohë. Gjithashtu, Drejtoria monitoron dhe verifikon saktësinë e të ardhurave të mbledhura nga këto taksa. Vendimi ngarkon Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Taksës për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi i miratuar

Pikat 2 dhe 3, të vendimit nr.171, datë 28.3.2018, të Këshillit të Ministrave ,“Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë”, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka si mision kryesor mbështetjen e njësive të vetëqeverisjes vendore (bashkitë) në zbatimin e legjislacionit që rregullon taksën mbi pasurinë e paluajtshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:

a) Administron regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) dhe është dhënësja e vetme e të dhënave që përmban ai;

b) Ofron asistencë për bashkitë gjatë procesit të regjistrimit, përditësimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i përditësuar;

c) Monitoron rregullisht të dhënat e regjistruara nga bashkitë në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) duke identifikuar mangësitë, gabimet ose mospërputhjet, si dhe u jep udhëzime bashkive mbi mënyrën e adresimit të tyre;

ç) Regjistron dhe përditëson të dhënat në regjistrin qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale), siç përcaktohet në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale)”;

d) Pajis përdoruesit e sistemit informatik të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra fiskale) me kode hyrjeje dhe u vë në dispozicion kredencialet e përdoruesve (aksesit), në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale )”;