I k*rcënohet jeta? Altin Dumani e thote troc: Ja cfare po u ndodh gruas dhe dy vajzave te mia
Kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani, ka folur si asnjëherë më parë për familjen e tij dhe privimin e anëtarëve të saj nga liria, për shkak të disa kufizimeve të rrepta që rrjedhin nga detyra e tij e rëndësishme, dhe njëherësh e vështirë, për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Në një intervistë 360 gradë për Televizionin Publik Shqiptar, Altin Dumani ka falenderuar bashkëshorten dhe dy vajzat, për mbështetjen e madhe, duke treguar se ato janë dhe këshilltaret e tij më të mira.
“Falenderimi i veçantë shkon për familjen time, për dy vajzat dhe për bashkëshorten, të cilat kanë qenë mbështetëset më të zjarrta dhe këshilltaret më të mira në punën time, qoftë si drejtues por edhe si prokuror i posaçëm. Ato kanë vuajtur këtë periudhë për shkak të kufizimeve që kishin, sepse në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, dhe ato nuk janë të lira. Kanë kufizime lirie edhe pa vendim gjykate, por pavarësisht kësaj më kanë mirëkuptuar, më kanë mbështetur, më kanë duruar”, rrëfeu Altin Dumani. Kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili për dy muaj duhet të dorëzojë mandatin, komentoi dhe ndryshimet ligjore për mbrojtjen e kreut të SPAK pas përfundimit të mandatit, nga 2 vite që ishte në 3 vite. Sipas Altin Dumanit, rreziku që i kanoset atij është shtuar. “Këto ndryshime do të jenë produkt i rrezikut që më kanoset mua si drejtues i SPAK. Nuk mund të jap detaje, por rreziku dhe kërcënimet nga krimi i organizuar është i shtuar, jo vetëm në drejtimin tim, por edhe të prokurorëve të posaçëm”, i tha kryeprokurori i posaçëm gazetares Alba Alishani.