Ska njerëz më të p*moralshëm se shqiptarët. Gazetarja shqiptare cm*nd rrjetin: Flasin për ndershmëri me dashnoren në krah…”

Moderatorja dhe aktivistja nga Prishtina, Zana Avdiu, ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale dhe mediat online, pas një deklarate të bërë së fundmi, ku flet pa doreza për moralin në shoqërinë shqiptare. Me tone të forta dhe gjuhë të drejtpërdrejtë, Avdiu nuk ngurron të etiketojë shqiptarët si “shoqërinë më të pamoralshme në botë”, duke e cilësuar këtë si një realitet të hidhur që shumë e mohojnë, por sipas saj, të gjithë e jetojnë çdo ditë.
Published from Blogger Prime Android App
Më të pamoralshëm se shqiptarët në asnjë shoqëri nuk gjen. Shoqëri më e pamoralshme, më hipokrite, më rrenca, as edhe një hiç, kërkund në botë nuk ka”, është shprehur moderatorja në një dalje të saj, që tashmë po shpërndahet masivisht në TikTok dhe Instagram, duke shkaktuar ndarje të forta në opinion.

Zana Avdiu, e njohur për qëndrimet e saj shpesh kontraverse dhe përfshirjen në debate të forta publike, e quan moralin e shoqërisë shqiptare “hipokrit” dhe të bazuar mbi fasada të rreme që nuk përputhen me realitetin e përditshëm.