Get This Widget

Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri”- Rama takim me bluzat e bardha: QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës! Problem s’është profesionalizmi, por integriteti

Kryeministri Edi Rama, në një takim me bluzat e bardha të QSUT ku prezantoi ministen e re të Shëndetësisë, Evis Sala, u shpreh se vendi duhet të tërheqë mjekë të huaj.

Kreu i qeverisë theksoi nuk duhen vendosur limite në ambicie, teksa theksoi “të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju”.

Teksa komentoi QSUT, Rama u shpreh se duhet të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës.

“Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye”, theksoi ai.

Ndërsa shtoi se problem nuk është profesionalizmi, por “integriteti i të gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses”.

Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye”, theksoi ai.

Ndërsa shtoi se problem nuk është profesionalizmi, por “integriteti i të gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses”.