Get This Widget

Rama me deklarate te forte per policine, i ben per dy lekë, ja paralajmerimi

Kryeministri Edi Rama prezantoi zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, dhe përfitoi nga rasti për të dërguar një mesazh të fortë drejt Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, Rama kritikoi ashpër rolin e mëparshëm të Policisë në kontrollin e ndërtimeve pa leje. Ai theksoi se deri dje, forcat e rendit ishin pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.

Kreu i qeverisë ironizoi situatat absurde ku janë ndëshkuar qytetarë të moshuar për ndërtime të vogla, ndërkohë që ndërtues të fuqishëm kanë vepruar pa pengesa në qendër të Tiranës.

“Sikur të mblidheshin gjithë fshatarët që policia u ka vënë gjoba… do bëhej mitingu më i madh,” u shpreh ai me sarkazëm.

Rama theksoi se tani e tutje, asnjë ndërtues nuk është mbi ligjin, pavarësisht emrit apo fuqisë së tij.

“Shteti është më i madh se ty dhe nuk e gëzon dot më atë ndërtim,” përfundoi ai, duke synuar t’i japë fund pandëshkueshmërisë në këtë sektor.