Get This Widget

Lajm i keq! “Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë

Ekspertja e cështjeve të ekonomisë, pedagogia Teuta Nunaj Kortoçi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për reformën e pensioneve në Shqipëri, një premtim prej kohësh i qeverisë.

E pyetur nga moderatori i emisionit Klevin Muka, mbi efektet e kësaj reforme, Nunaj tha se ashtu si vendimarrjet të cilat do të kenë kohështrirje, edhe efektet e reformës nuk do të kenë impakt direkt në skemën aktuale, cka do të thotë se nuk do të ketë rritje të pensioneve menjëherë.

“Aktualisht jemi në fazën ku kemi objekt reformimin e skemës së pensioneve në Shqipëri. Skema aktuale përbëhet nga një numër i ulët e kontribuesve. Na duhet të kemi një raport të gjendjes aktuale ku jemi dhe më pas planifikohet reforma.

Në sistemin e pensionevve duhet të kihet parasysh se vendimarrjet që merren sot kanë kohështrirje dhe efektet po ashtu. Dmth ajo nuk zgjidh problemin e pensioneve të vogla, sot por në të ardhmen.
Duke patur një numër më të madh të pensionistëve në raport me kontribuesit, shihet problem skema”, tha ekspertja Teuta Nunaj.